Kurti: 654 milionë euro do t’iu ndahen komunave në vitin e ardhshëm

HomeLajme

Kurti: 654 milionë euro do t’iu ndahen komunave në vitin e ardhshëm

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023, raporton Gazeta10. Këtë deklaratë,

Mot me diell dhe vranësira ditën e sotme
SHBA’ja përkrah aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës
Mbyllen katër kompani të naftës në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023, raporton Gazeta10.

Këtë deklaratë, Kurti e ka dhënë në takimin që po e mban me kryetarët e komunave, në Pejë.

“Në këtë buxhet reflektohet një rritje e konsiderueshme e buxhetit, dedikuar nivelit komunal. Për herë të parë kemi rritje prej 15 përqind të buxhetit për komuna, në raport me vitin 2022”, ka thënë Kurti.

“Do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave, e kjo rritje e buxhetit do të duhej të reflektojë edhe në cilësinë e shërbimeve komunale, karshi qytetarëve, mirëqenies së tyre dhe zhvillimit në ekonomi”.

Kurti tha se nevojitet avancim i bashkëpunimit Qeveri-komuna.

“Qasja jonë si qeveri është që të jemi afër qytetarëve, edhe duke qenë afër komunave, e për këtë na nevojitet avancim dhe intensifikim i bashkëpunimit”, tha Kurti.