Për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarëve me COVID 19, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar
Për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarëve me COVID 19, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar udhëtimin për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës.
Nga zyra e kryeministrit nuk e kanë bërë të ditur oren e mbajtjes së mbledhjes.