Kurti: Aplikimi në BE, ditë historike për popullin e Kosovës

HomeLajme

Kurti: Aplikimi në BE, ditë historike për popullin e Kosovës

Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri Albin Kurti e ka dorëzuar aplikimin në Republikën Çeke – vendin që

Shoferja 18-vjeçare godet me veturë dy fëmijë në Gjilan, dërgohen në spital me urgjencë
Kryetarët e komunave kërkojnë të paguhen sa deputetët dhe ministrat
Intelektualet dhe Skifterat dhurojnë një derbi të zjarrtë, ndeshja mbyllet pa fitues

Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Albin Kurti e ka dorëzuar aplikimin në Republikën Çeke – vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Ceremonia e dorëzimit u mbajt në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë.

Kryeministri Albin Kurti, në konferencën për media para dorëzimit të aplikimit, e quajti “ditë të jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë”.

“Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit duke dorëzuar aplikimin për anëtarësim”, deklaroi Kurti.

Ai, gjithashtu, tha se është i vetëdijshëm që rruga për në BE bazohet në merita vetanake të shtetit.

“Nuk kërkojmë derë anësore ose procedurë të shpejtë për hyrje në BE”, tha ai.