Kryeministri i vendit, Albin Kurti, derisa ka folur për krizën në Ukrainë, ka kërkuar nga shtetet evropiane që ta pranojnë Kosovën në Bashkimin Evropi
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, derisa ka folur për krizën në Ukrainë, ka kërkuar nga shtetet evropiane që ta pranojnë Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Ai thotë se një veprim i tillë do t’i kontribuonte paqes, stabilitetit dhe sigurisë.
“Duam t’i bashkohemi BE-së dhe NATO-s. E kemi NATO-n, por po të pranohemi do të ishte më mirë për popullin e Kosovës, Republikën dhe për gjithë rajonin e kontinentin evropian në përgjithësi”, ka shtuar ai.
Ai po ashtu ka demantuar ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili ditë më parë ka thënë se qytetarë të Kosovës kanë shkuar të luftojnë në Donbas të Ukrainës.
“Ai [Sergei Lavrov] dëshiron që ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe kjo është pse ai thotë gjëra ta pavërteta. Nuk asnjë qytetar që ka shkuar të luftojë në Donbas, e cila është aneksuar nga Rusia së bashku me Krimenë. Le të mos harrojmë që presidenti Putin ka ardhur në pushtet vetëm dy muaj pas çlirimit të Kosovës, ku ai kishte aneksuar Abkhazinë, Osetinë Jugore dhe Gjeorgjisë në të njëjtin vit kur ne e shpallëm pavarësinë më 17 shkurt 2008”.
Kurti tutje tha se Putini dikur e kishte përmendur Kosovën një herë në vit, kurse tashmë e përmend pothuajse çdo javë.
“Ai thjeshtë e urren NATO-n dhe Perëndimin. Putini luftën hibride dëshiron ta shndërroj në luftë. Qendra e Sputnikut është në Beograd për vendet e Ballkanit. Kjo është pse NATO dhe BE duhet të përfshihet më shumë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ndër të tjera, Kurti.