Kurti, BE-së: Mos jini neutralë ndaj atyre që shtiren të jenë neutralë ndaj agresionit rus

HomeLajme

Kurti, BE-së: Mos jini neutralë ndaj atyre që shtiren të jenë neutralë ndaj agresionit rus

Neutraliteti është cinizëm, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor të partive Socialiste/Demokrate në

Lajm i mirë për studentët: Hapet aplikimi për shtesën prej 100 euro
Tass: Rusia shpall Shqipërinë vend jomiqësor
Gjatë ditëve në vijim pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

Neutraliteti është cinizëm, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor të partive Socialiste/Demokrate në Vienë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Duke folur për situatën gjepolitike të shkaktuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës, Kurti bëri thirrje që Perëndimi “duhet të ndalojë së qëni neutral ndaj atyre që shtiren se jenë neutralë”.

“Vendet që po shtiren që janë neutrale, qartazi neutraliteti i tyre është i rremë”, ka thënë Albin Kurti.

Ndalimi i të qënit “neutralë ndaj atyre që shtiren të jenë neutralë” Kurti tha se do të forconte në rend të parë solidaritetin mes vendeve, “por edhe do të ndihmonte popullin ukrainas në çlirimin e tyre”.

Duke folur për domosdoshmërinë e procesit të Zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, kryeministri tha se “kjo është esenca e vetë BE-së” të cilët, siç tha ai, “ata duhet t’i qëndrojnë besnikë”, shkruan Reporteri.net.

“Është vështirë të mobilizojmë njerëzit dhe të mirëmbajmë optimizmin ndaj BE-së që është shumë i rëndësishëm, për sa kohë nuk kemi afate kohore. Qoftë ajo 2030, me sekuenca 2024, 2027, çka do të arrinim që BP të ishte në bord, për t’u anëtarësuar në BE sa më parë të jetë e mundur”.

Mes tjerash, ai tha se “narrativa” për Ballkanin Perëndimor nuk duhet të udhëhiqet nga forcat politike që ideologjikisht janë në të djathën e skajshme.

“Ne duhet të kemi të drejtat e njeriut dhe pluralizmin politik në demokraci që është e vetmja mënyrë për të bërë zhvillimin ekonomik”, tha ai.