Kurti: Do të ashpërsohen masat ndaj dhunuesve, emrat e tyre do të publikohen në faqen e KGJK-së

HomeLajme

Kurti: Do të ashpërsohen masat ndaj dhunuesve, emrat e tyre do të publikohen në faqen e KGJK-së

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se do të ashpërsohen masat ndaj personave që shpallen fajtor për dhunë në familje ose seksuale. Kurti ka deklaru

Presidentja Osmani në Turqi flet për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Shqipëria nis një kontigjent special ushtarësh drejt Kosovës
Vuçiq: Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se do të ashpërsohen masat ndaj personave që shpallen fajtor për dhunë në familje ose seksuale.

Kurti ka deklaruar se me ndryshimet në kodin penal dhe të procedurës penale do të ashpërsohen masat ndaj dhunuesve.

“Ndryshimet në kodin penal dhe të procedurës penale kur një person shpallet fajtor për dhunë ne familje ose seksuale janë këto: do t’i ndalohet punësimi në institucionet publike, do t’i ndalohet kandidimi në nivel lokal apo qendror, do t’i merret leja e vozitjes, nuk do të bazohen rrethanat e lehtësisë për dhunuesit, trajtimi i këtyre lëndëve nuk do të zgjatet më shumë se një vit dhe emrat e këtyre dhunuesve do të publikohen në faqen zyrtare të Kvshillit Gjyqësorë të Kosovës”, ka deklaruar sot Kurti në lansimin e Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës, shkruan Reporteri.net.

Kryeministri tha se pas këtyre ndryshimeve për ashpërsim të dënimeve ndaj dhunuesve dhe zbatimi i këtij protokolli do t’iu dalë në ndihmë viktimave.

Ai ka thënë se nuk mund të lejohen papërgjegjësi që institucionet t’i hedhin fajin njëra- tjetrës për mosveprim dhe shmangin përgjegjësitë ose neglizhojnë thirrjet e viktimave të dhunës kur ato trokasin në dyert e institucioneve.

Kryeministri Kurti ka deklaruar tutje se institucionet nuk i kanë zbatuar obligimet e tyre ligjore duke i lënë viktimat pa trajtimin që ju takon dhe meritojnë dhe raste të tilla dhunuesit dhe abuzuesit nuk kanë marrë dënimin.