Kurti e quan të rrezikshme iniciativën për tërheqjen e 30% nga Trusti, akuzon opozitën se po manipulon

HomeLajme

Kurti e quan të rrezikshme iniciativën për tërheqjen e 30% nga Trusti, akuzon opozitën se po manipulon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë e ka akuzuar opozitën se po manipulon për çështjen e Trustit. Sipas tij, nuk duhet të

Blerim Mehmeti zgjedhet përsëri në krye të SBASHK-ut në Gjilan
Oda Hotelerisë kërkon të hiqet TVSH’ja, thotë se është vështirësuar funksionimi i bizneseve
Inspektori i tregut në Gjilan gjobit me 400 euro një market për shkak të mospërputhjes së çmimit të sheqerit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë e ka akuzuar opozitën se po manipulon për çështjen e Trustit.

Sipas tij, nuk duhet të lejohet tërheqja e mjeteve nga Trusti Pensional.

“Janë këta persona që e kanë sjellë në Kuvend dhe po e keqpërdorin rrjetin medial për ta manipuluar opiononin”, ka thënë ai.

“Buxheti i vitit 2028 është buxheti jonë dhe po ashtu mjetet në Trustin Pensional janë tonat, por buxheti në vitin 2028 është buxhet për vitin 2028 dhe jo për vitin 2022. Njësoj edhe pensionet nuk janë për tash, por kur të hyjmë në pleqëri. Nuk mund të lejojmë që edhe ta humbim të ardhmen edhe të mos e fitojmë të tashmen”.