Kurti: Filloi puna drejt rritjes së pagës minimale në Kosovë

HomeLajme

Kurti: Filloi puna drejt rritjes së pagës minimale në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njoftoi se kanë filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale në Kosovë.

Me koncertin e madh ‘Fest Flaka’ përmbyllet manifestimi Flaka e Janarit 2022
Kanosi, frikësoi dhe shqetësoi bashkëshorten, prangoset i dyshuari
Dyfishohet çmimi i rrymës për shkak të luftës në Ukrainë, KESCO bën thirrje për kursim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njoftoi se kanë filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale në Kosovë.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti bën të ditur se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike, dhe se krahas kësaj, në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social, së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale dhe në fund propozimi miratohet në Qeveri dhe kësisoj përmbyllet procesi.

“Për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Me qeverisjen tonë, kjo ndryshon. Atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme”, shkroi mes tjerash kreu i ekzekutivit kosovar.