Kurti i bën thirrje qytetarëve për vaksinim: Ka mjaftueshëm vaksina

HomeLajme

Kurti i bën thirrje qytetarëve për vaksinim: Ka mjaftueshëm vaksina

Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka thënë se Kosova ka vak

Kryetarja e Gjykatës Speciale, mban takim informues në Gjilan
Aksident trafiku në rrugën Gjilan – Prishtinë
Kuvendi miraton dy marrëveshje ndërkombëtare

Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka thënë se Kosova ka vaksina të mjaftueshme.

“Më datën 8 gusht, nuk e kishim asnjë të vdekur në Kosovë, por këto tri javët e fundit janë javët më të rënda për popullin e Kosovës dhe më të vështira për institucionet e shtetit tonë. I shpreh mirënjohjen dhe falënderimin të gjithë punojësve shëndetësorë, mjekëve dhe infermierëve për angazhimin vetëmohues, për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga virusi në kohën e variantit Delta i cili është shpërndarë në mënyrë eksplozive”.

“Ju bëj thirrje të gjithë atyre që nuk janë vaksinuar që të caktojnë termine, sepse vaksina kemi mjaftueshëm dhe çdo ditë po pranojmë doza të reja”, ka thënë ai.