Kurti: Mbështesim plotësisht NATO-n dhe BE-n në dënimin e agresionit të Rusisë

HomeLajme

Kurti: Mbështesim plotësisht NATO-n dhe BE-n në dënimin e agresionit të Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës është një thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi.

Aksident i rëndë në hyrje të fshatit Dobërçan
KESCO: Vetëm 22 për qind e konsumatorëve do të preken nga tarifat e reja të rrymës
Inskenuan grabitje në Gjilan, policia arrin ti kap të dyshuarit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës është një thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kosova e mbështet NATO’n dhe BE’në për dënimin e agresionit të Rusisë.

Ai po ashtu bëri thirrje për vigjilencë dhe maturi në Ballkanin Perëndimor.

“Pushtimi rus i Ukrainës është një thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi. Ne mbështesim plotësisht #NATO & #BE në dënimin e agresionit të Rusisë dhe bëjmë thirrje për vigjilencë dhe maturi në rajonin e WB6. Sytë, veshët, mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Ukrainës”, shkroi Kurti.