Kurti në Berlin: Mjaft është mjaft, Kosovës t’i liberalizohen vizat

HomeLajme

Kurti në Berlin: Mjaft është mjaft, Kosovës t’i liberalizohen vizat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në Berlin, ka thënë se Kosova ka kryer detyrat e s

Ambasada gjermane hapi listën për caktimin e terminit për viza, qytetarët ankohen se nuk funksionon
Arrijnë në Shkup dy aeroplanët me trupat e viktimave të aksidentit në Bullgari
E rëndë/ Vetura godet shtyllën elektrike në Gjilan, humb jetën 53-vjeçari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në Berlin, ka thënë se Kosova ka kryer detyrat e saj për çështjen liberalizimit të vizave dhe se tani është radha e BE-së ta bëjë të njëjtën.

Kurti tha se këtë kërkesë ia tha kancelarit gjerman gjatë takimit.

“Në korrik bëhen 4 vite prej se Komisioni Europian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë dhe ka konstatuar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Tash është koha të thuhet se mjaft është mjaft dhe kjo çështje të vendoset për vendimmarrje në Këshillin e BE-së dhe tani është radha që edhe BE ta bëjë të njëjtën”