Kurti në Davos i kërkon Greqisë njohjen e Kosovës

HomeLajme

Kurti në Davos i kërkon Greqisë njohjen e Kosovës

Gjatë qëndrimit të tij në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar Greqisë njohjen e Kosovës.

Aksion i madh i Policisë në Gjilan/ Konfiskohen mbi 45 kg drogë
Një pitbull lëvizë pa përcjellës e pa maskë që disa javë në Gjilan, askush nuk merr masa
Lëvizja Vetëvendosje dënohet me 5 mijë e 100 euro për thyerjen e heshtjes zgjedhore

Gjatë qëndrimit të tij në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar Greqisë njohjen e Kosovës.

Në një postim në profilin e tij në Twitter, kryeministri i vendit, Albin Kurti shkruan se në kuadër të Forumit i është drejtuar Shtëpisë Greke duke i kërkuar Greqisë që t’i bashkohet vendeve të tjera të BE-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Takimet tona kulturore dhe diplomatike bëhen më të shpeshta ndërsa shkëmbimi dhe bilanci ynë tregtar rritet”, shkruan ndër të tjera Kurti.

Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë.

Në këtë vend, shefi i ekzekutivit kosovar do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë, po ashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.