Kurti në Mynih i kërkon Serbisë t’i hapë arkivat shtetërore

HomeLajme

Kurti në Mynih i kërkon Serbisë t’i hapë arkivat shtetërore

Kryeministri Albin Kurti, në panelin e MSC2020 “Të humbur në tranzicion: sfidat & perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale”, i k

Kryeministri Albin Kurti, në panelin e MSC2020 “Të humbur në tranzicion: sfidat & perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale”, i ka bërë thirrje Serbisë që të hapë arkivat shtetërore sepse krimet e kryera në Kosovë ishin shtetërore.

Kështu u shpreh shefi i Qeverisë nëpërmjet një postimi në Twitter.

Kurti po ashtu deklaroi se e kaluara nuk ka kaluar ende kur krimet e luftës dhe gjenocidi janë ende të mohuara.

“E kaluara nuk ka kaluar ende kur krimet e luftës dhe gjenocidi janë ende të mohuara.

Në panelin #MSC2022: “Të humbur në tranzicion: sfidat & perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale” i bëra thirrje Serbisë që të hapë arkivat shtetërore sepse krimet e kryera në Kosovë ishin krime shtetërore”, shkroi ai.