Kurti nis strategjinë për tranzicion energjetik

HomeLajme

Kurti nis strategjinë për tranzicion energjetik

Kryeministri Albin Kurti në prezantimin e grupit punues të Strategjisë së Energjisë 2020-2031 ka treguar për strategjinë e tranzicionit energjetik në

Sot mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit për të zgjedhur kryesuesin
Gjermania heq Kosovën nga lista e kuqe për COVID-19
Bie çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti në prezantimin e grupit punues të Strategjisë së Energjisë 2020-2031 ka treguar për strategjinë e tranzicionit energjetik në Kosovë, për të cilën tha se është në përputhje me nivelet e Bashkimit Europian.

Kurti u zotua se do të ketë siguri në furnizim si për amvisëri ashtu edhe për biznese, njofton Klan Kosova.

“Sektori i energjisë është prioritar për Qeverinë e Kosovës, një sektor që prek çdo aspekt të qytetarëve. Gjatë 20 viteve të fundit, sektori i enrgjisë s’ka pasë thuajse asnjë vendim në të mirë të qytetarëve që është bazuar në studime e analiza shumëdimensionale dhe të dhëna faktike. Ne duhet të ofrojmë siguri të furnizimit si për amvisëri ashtu edhe për bizneset në mënyrë që të kemi një jetë normale për qytetarët si konsumatorë, si dhe zhvillim ekonomik e industrial dhe punësim në vend. Strategjia e energjisë 2022-2031 është strategjia e parë në Kosovë, e cila përpos që do të bazohet në të dhëna dhe do të përpilohet nga ana e ekspertëve është duke u hartuar përmes proceseve demokratike dhe transparente”.

Kurti tha se për këtë arsye kanë marrë përsipër detyrën e rëndësishme të zhvillimit të një strategjie kombëtare.

“Sektori do të niset për një tranzicion të drejtë energjetik, i cili do të diversifikojë miksin e energjisë, do të ruajë sigurinë e furnizimit, do të promovojë energjinë e pastër dhe bashkëpunimin rajonal, në radhë të parë me Shqipërinë, por edhe me vendet e tjera”.

Kurti tha se reformat e miratuara janë në përputhje edhe me ato që dolën nga konferenca e 26-të në Glasgoë për ndryshime klimatike.

“Strategjia jonë e energjisë do të ketë objektiva mjaft serioze drejt energjisë së pastër dhe dekarbonizimit. Këto objektiva do të përfshijnë një seri praktikash të bazuara në praktikat më të fundit dhe më të mira në SHBA, Europë dhe vendet partnere që kanë filluar rugën e tranzicionit para nesh”.

Kurti u zotua se do të krijojmë mekanizma mbështetës për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që do të përfshijnë programe për shfrytëzimin e paneleve në çati për kursime, adpatimi i masave të eficensës së energjisë “për t’u siguar se tranzicioni do të jetë i drejtë për të gjithë”.

Kryeministri Kurti po ashtu tha se këto reforma do të tërheqin investitorë.