Kurti pas takimit me ministren gjermane: Dialogu duhet të jetë parimor me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme

HomeLajme

Kurti pas takimit me ministren gjermane: Dialogu duhet të jetë parimor me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Christine Lambrecht, kanë diskutuar për vazhdimin

Murati: Nuk do të ketë më nevojë për vërtetim të tatimit në pronë që të regjistrohet vetura!
Zbardhet ngjarja në Parallovë: Veç parave, grabitësit ua morën edhe armët punëtorëve të sigurimit që transportonin paratë
Njësia Speciale thotë se ka urdhër të qëndrojë derisa të lirohet komplet rruga në Bërnjak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Christine Lambrecht, kanë diskutuar për vazhdimin e mbështetjes së Kosovës drejtë anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe për liberalizim të vizave, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Qeverisë në një konferencë për medie së bashku me ministren Lambrecht, me ç’rast ka thënë se ndihma e Gjermanisë në shtetndërtimin e Kosovës është e madhe.Ai ka thënë se në këtë takim është biseduar edhe për dialogun me Serbinë, duke vënë në theks njohjen reciproke për të sjellë normalizim të marrëdhënieve.

“Vizitat e ndërsjellta rikonfirmojnë marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona dhe janë mundësi e thellimit të miqësisë. Gjermania jo vetëm që është aleat i joni por edhe shtëpia e mijërave shqiptarë. Gjermania ka dhënë kontribut të çmuar për çlirimin, pavarësimin e shtetit të Kosovës dhe u ka hapur dyert mijëra shqiptarëve. Biseduam edhe për aplikimin në shumë organizata ndërkombëtare dhe për liberlaizimin e vizave”.“Dialogu duhet të jetë parimor për të sjellë normalizim të marrëdhënieve dhe një marrëveshje ligjerisht të obligueshme e që ka njohjen reciproke në qendër”, ka thëën Kurti