Kurti për përfshirjen e Francës dhe Gjermanisë në dialog: Do ta ndihmojnë marrëveshjen finale

HomeLajme

Kurti për përfshirjen e Francës dhe Gjermanisë në dialog: Do ta ndihmojnë marrëveshjen finale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për vizitën që të premten në Kosovë pritet ta bëjnë dy këshilltarët e jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf

Agresioni i Rusisë në Ukrainë: Kosova nuk rrezikohet për grurë, apelohet që të mos rritet çmimi i bukës
Sindikata e Infermierëve thotë se rreth 600 punëtorë të QKUK-së kanë shkuar në ekskursion në Shqipëri
Deputeti i PDK-së e gërryen tavolinën duke protestuar me shishe në Kuvend

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për vizitën që të premten në Kosovë pritet ta bëjnë dy këshilltarët e jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. 

Ata do të jenë të shoqëruar nga ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak, shkruan Reporteri.net.

Kurti është shprehur se përfshija e Gjermanisë dhe Francës në dialogun me Serbinë është shumë e rëndësishme për KosovëN.

“Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemrës të së cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi e për neve në veçanti ndodhen Gjermania e Franca”.

“Andaj ne e mbështesim faktin që dy shtete kaq të rëndësishme, njohëse të Kosovës do ta ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Nga Qeveria Gjermane kanë konfirmuar angazhimin e shtuar të Gjermanisë dhe Francës në normalizimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas Berlinit zyrtar, qëllimi i kësaj vizite do të jetë për të parë se cilat janë opsionet e mundshme në përparimin e normalizimit të marrëdhënieve.

“Qëllimi i vizitës do të jetë për të parë se cilat janë opsionet e mundshme në përparimin e normalizimit të marrëdhënieve.

“Siguria në Evropë, e këtu hyn dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, ka rëndësi shumë të madhe për kancelarin Olaf Scholz dhe presidentin franczez Emmanuel Macron. Kjo nënkupton edhe përforcimin e angazhimit për normalizimin e plotë të marrrëdhënieve Serbi-Kosovë. Nisur nga tensionet e kohëve të fundit, që të dy kanë ngarkuar këshilltarët e jashtëm, Jens Plöttner, dhe Emmanuel Bone, që t’i mbështesin në mënyrë të drejtpërdrejtë përpjekjet e të ngarkuarit të BE-së, Miroslav Lajçak”, kanë thënë gjatë ditës nga Qeveria gjermane për DW. /Reporteri.net