Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria do ta ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importit të energjisë elektrike, çmimet e së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria do ta ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importit të energjisë elektrike, çmimet e së cilës në bursë janë rritur jashtë normales.
Kurti tha se Qeveria do ta bëjë maksimumin për furnizim me energji elektrike dhe që të shmanget rritja eventuale e çmimeve.
“Kriza është bërë e papërballueshme. Duke e ndjekur shembullin e shteteve evropiane, Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importeve. Do të bëjmë maksimumin që ta bëjmë furnizimin me energji elektrike dhe ta shmangim rritjen eventuale të çmimeve”, deklaroi Kurti në një konferencë për media, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Aktualisht, dy blloqet e Termocentralit Kosova B janë jashtë funksionit, si pasojë e avarive të paparashikuara.
“Kriza është bërë e papërballueshme”, tha Kurti në konferencën për media.