Kurti: Shqetësohemi se largimi i barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat

HomeLajme

Kurti: Shqetësohemi se largimi i barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se barrikadat në veri nuk mund të tolerohen edhe shumë gjatë. Por, Kurti ka shtuar se shqetësimi i tyre ë

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Gjilan realizoi urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan
Abdixhik: E kam ftuar Qëndronin në LDK, por refuzoi për bindje ideologjike
Konjufca mban fjalim në parlamentin e Hungarisë, kritikon BE-në për vizat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se barrikadat në veri nuk mund të tolerohen edhe shumë gjatë. Por, Kurti ka shtuar se shqetësimi i tyre është “se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat”, andaj ka shtuar ai, kjo është arsyeja pse po veprojnë me shumë kujdes.

“Shqetësimi ynë [është] se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative”, citohet të ketë thënë Kurti nga mediumi britanik “The Guardian”.

“Megjithatë, këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë nuk mund ta lejojmë përjetë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë”, ka thënë tutje Kurti.

Ai ka shtuar se edhe SHBA-ja dhe BE-ja pajtohen që barrikadat duhet të hiqen. Por ata janë gjithashtu të shqetësuar se si kjo mund të përdoret dhe abuzohet nga Beogradi.

 

 

“Mendoj se shqetësimi i partnerëve dhe miqve tanë perëndimorë janë lidhjet mes Beogradit dhe Moskës. Nuk e dimë se si mund të vihen në funksion në rast të rritjes së tensioneve, drejt përshkallëzimit në veri”, citohet të ketë thënë Kurti.

Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, edhe njëmbëdhjetë ditë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit kur u vendosën barrikadat në Rudarë, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen. Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërsa në javën që shkoi u njoftua edhe për barrikada të tjera të vendosura nga serbët lokalë, nëntë në total.