Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në forumin “GLOBSEC 2022” në Bratisllavë të Sllovakisë, ku është takuar me deputeten ukrainase Sol
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në forumin “GLOBSEC 2022” në Bratisllavë të Sllovakisë, ku është takuar me deputeten ukrainase Solomiia Bobrovska.
Në këtë forum, Ukraina fitoi çmimin “GLOBSEC 2022”, e që në emër të shtetit ukrainas atë e mori pikërisht deputetja Bobrovska.
I pari i qeverisë tha se me Bobrovskan patën shansin të bisedojnë, për të cilën shtoi se ajo tha se do të ishte më mirë nëse do të ishte në vijën e parë të frontit, duke ndihmuar ukrainasit ta çlirojnë vendin e tyre nga fashizmi rus.
Pjesëmarrës në këtë forum qe edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq si dhe udhëheqës të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Temë e diskutimit kur kryeministri i Kosovës ishte pjesëmarrës ishte “Tani ose kurrë: Zhbllokimi I të ardhmes evropiane për Ballkanin Perëndimor”.