Kurti u uron festën e Pashkëve besimtarëve ortodoksë  40 mins më parë

HomeLajme

Kurti u uron festën e Pashkëve besimtarëve ortodoksë 40 mins më parë

Kryeministri Albin Kurti i ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve. “Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën. I trokasin vezët e kuq

Vetëvendosje ia ofron PDK-së tri drejtori në Gjilan – Detaje nga negociatat mes tyre
Aksident në Gjilan, vetura bie në parkingun e Interex
Autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul, mes fushatës zgjedhore dhe realitetit

Kryeministri Albin Kurti i ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

“Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën. I trokasin vezët e kuqe në ndërrimin e së shtunës me të dielën dhe urojnë njëri-tjetrin për fillim të ri, në përqafime gëzimi për ringjalljen e shpresës“, shkroi Kurti në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Ju uroj qytetarëve tanë të besimit ortodoks Pashkë të gëzuar!”

“Këtë pranverë, në këtë kremtim, urojmë që shpresa dhe jeta të triumfojë mbi gjithçka, që ndihma ta mbizotërojë egoizmin, që e drejta ta largojë të keqen, së bashku dhe me vullnetin dhe përpjekjen e të gjithëve.”, u shpreh tutje kryeministri.

“Dashuria do ta mposhtë përfundimisht urrejtjen. Pashkë të bekuar!”.