Kurti uron 28 Nëntorin: Le t’i bëhemi krah secilit shqiptar

HomeLajme

Kurti uron 28 Nëntorin: Le t’i bëhemi krah secilit shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar shqiptarët për festën e 28 Nëntorit. Kurti ka thënë se 28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kom

Një grua është gjetur e vdekur në Gjilan
Ndahet nga jeta në moshë të re Xhelil Dalipi
Këto janë tri shkallët e tatimit në pagë sipas propozimit të ri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.

Kurti ka thënë se 28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kombit, andaj duhet treguar unitet.

“Nëntori i Flamurit dhe Forcës. Sot, në Vlorë, në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kujtuam historinë, përkujtuam sakrificën dhe nderuam lavdinë e atyre që besuan sepse ëndërruan, punuan sepse besuan. Çdo vit, 28 Nëntori na bën bashkë. 28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kombit tonë. E ne duhet të jemi më shpesh bashkë. Të punojmë bashkë. Të rrugëtojmë bashkë. Sepse duam. Sepse duhet”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti më tej ka thënë se një ditë më parë është shënuar edhe dita e Forcës dhe se për Qeverinë e Kosovës ky ishte viti i ushtrisë.

“Me një ndarje buxhetore prej 123 milionë euro, që tejkalon çdo vit paraprak; e me 99% më tepër investime në blerje ushtarake përgjatë këtij viti, ushtria jonë po konsolidohet në aspektin profesional e operacional. Përkrahë aleatëve tanë po kontribuojmë në mbrojtjen e vlerave universale të lirisë, paqes dhe demokracisë. Forca e Sigurisë së Kosovës është forca e pashtershme e brezave të tërë të popullit tonë luftëtarë, të vendosur e të pathyeshëm”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Nëntori i Flamurit dhe Forcës

Sot, në Vlorë, në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kujtuam historinë, përkujtuam sakrificën dhe nderuam lavdinë e atyre që besuan sepse ëndërruan, punuan sepse besuan. Çdo vit, 28 Nëntori na bën bashkë. 28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kombit tonë. E ne duhet të jemi më shpesh bashkë. Të punojmë bashkë. Të rrugëtojmë bashkë. Sepse duam. Sepse duhet.

Ndërkaq dje, ndërkohë që në Tiranë po mbanim mbledhjen e parë të përbashkët të Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, në Prishtinë, shënuam Ditën e Forcës. Për Qeverinë, ky ishte viti i ushtrisë. Me një ndarje buxhetore prej 123 milionë euro, që tejkalon çdo vit paraprak; e me 99% më tepër investime në blerje ushtarake përgjatë këtij viti, ushtria jonë po konsolidohet në aspektin profesional e operacional. Përkrahë aleatëve tanë po kontribuojmë në mbrojtjen e vlerave universale të lirisë, paqes dhe demokracisë. Forca e Sigurisë së Kosovës është forca e pashtershme e brezave të tërë të popullit tonë luftëtarë, të vendosur e të pathyeshëm.

Urime të gjithëve 28 Nëntori, Dita e Flamurit! Le t’i gëzohemi sukseseve të secilit shqiptar. Le t’i bëhemi krah secilit shqiptar.