Kurti uron Ditën e Pavarësisë: I nderojmë të gjithë ata që punuan dhe luftuan për këtë ditë

HomeLajme

Kurti uron Ditën e Pavarësisë: I nderojmë të gjithë ata që punuan dhe luftuan për këtë ditë

Me rastin e shënimit të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, e kryekuvendari Glauk Konjufca, kanë

Shqetësuese: Mbi 70 përqind e punëtorëve të sektorit privat duan të ikin nga Kosova
Çiftet kosovare nuk gjejnë mirëkuptim, rritet shumë numri i shkurorëzimeve
Askund në Evropë njerëzit nuk punojnë aq shumë sa në Zvicër

Me rastin e shënimit të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, e kryekuvendari Glauk Konjufca, kanë bërë ngritjen e flamurit në oborrin e Qeverisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këtë veprim kanë filluar edhe aktivitetet e parapara për shënimin e ditës së Pavarësisë.

I pari i Qeverisë tha se në këtë ditë duhet të kujtojmë ata që punuan dhe luftuan për pavarësinë e shtetit tonë.

“Teksa kremtojmë e festojmë, nuk kemi sesi të mos i kujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për pavarësi, andaj nga kryeqyteti i Republikës, do të vazhdojmë për në kryeqendrën e kryengritjen e më pastaj në Prekaz, e më pastaj vizitë te varri i ish-presidentit Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçit. I nderojmë të gjithë ata që punuan dhe luftuan, lanë gjurmë ta pashlyeshme për këtë ditë”, tha Kurti. / Gazeta Enigma.