Kurti uron Pashkët me një citim të Gjon Buzukut

HomeLajme

Kurti uron Pashkët me një citim të Gjon Buzukut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar besimtarët katolikë e protestantë me rastin Pashkëve. I pari i qeverisë uroi që kjo festë popullin

Kurti: Filloi puna drejt rritjes së pagës minimale në Kosovë
Në këtë qytet të Kosovës ulet çmimi i kafes, bëhet 50 centë
Inspektorati i MINT kryen verifikimin e peshoreve në Gjilan, shqipton gjoba për parregullsi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar besimtarët katolikë e protestantë me rastin Pashkëve.

I pari i qeverisë uroi që kjo festë popullin e Kosovës ta bëjë më të fortë për t’i duruar mundimet e ndihmuar njëri-tjetrin.

“Këto vite i kaluam të sfiduar nga pandemia e vështirësitë. E tani një popull i madh në kontinentin tonë po përjeton luftën e pushtimin, krimet dhe tmerrin e masakrave. Qofshin këto kremtime edhe lavd për dashurinë e qëndrueshmërinë e madhe të ukrainasve për atdheun e tyre, lirinë dhe demokracinë aty dhe në të gjithë Evropën”, shkroi Kurti, transmeotn Klankosova.tv.

Më tej, Kurti uroi për durim, për t’ia dalë mbanë të gjithë bashkë, e më së shumti me ata që sipas tij, e kanë nevojën për ndihmë.

“Urime Pashka, siç thotë ungjilli kënduar në shqip – “Jezusi, pasi i deshi të tijtë që ishin në botë, i deshi deri në fund të fundit”, – nga Gjon Buzuku ynë shkruar në Meshar: Gjithë popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ata n’mortajet largo, ty të lusmë. O Zot”, shkroi Kurti.