Kurti zbulon detaje nga takimi me Vuçiqin, tregon çfarë folën në praninë e Merkel dhe Macron

HomePolitikë

Kurti zbulon detaje nga takimi me Vuçiqin, tregon çfarë folën në praninë e Merkel dhe Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku të pranishëm ishin edhe kancelarja

Kriza energjitike, grevat e skandalet, Lutfi Haziri flet për qeverisjen e Albin Kurtit
“E luan rolin sikur këta mulla Shefqetat”, Ridvan Berisha tregon se a e do edhe Kurtin me loçkë e shpirt si Veselin e Thaçin
Në vitin 2015 protestonte kundër çmimeve të rrymës, Kurti sot: Energjia elektrike është lirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku të pranishëm ishin edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Kurti tregoi se për çfarë u bisedua në këtë takim në Bërdo të Sllovenisë, ndërsa theksoi Procesin e Berlinit.

“Në një bisedë me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit; lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave”, shkroi Kurti në Twitter.

Ai tha se Kosova i mbështet marrëveshjes në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e BB6 trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, shkroi Kurti.