Ky është 45-vjeçari që me armë lodër në brez kërcënoi zyrtaren e Komunës së Kamenicës

HomeLajme

Ky është 45-vjeçari që me armë lodër në brez kërcënoi zyrtaren e Komunës së Kamenicës

Një rast i pazakontë ka ndodhur dje në objektin e Komunës së Kamenicës, ku një person ka zgjedhur një mjet interesant për të kanosur zyrtaren e kësaj

ALARMANTE: Rritje shqetësuese e të vdekurve nga Covid-19 në Kosovë
Kosova me kushtet më të këqija të punës në Evropë për punëtorët e ndërtimit
Vdes një persona në Gjilan, iu rrokullis traktori

Një rast i pazakontë ka ndodhur dje në objektin e Komunës së Kamenicës, ku një person ka zgjedhur një mjet interesant për të kanosur zyrtaren e kësaj Komune, M.A.,(emër i njohur për redaksinë), shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 45-vjeçari që përfundoi në Polici për shkak se kanosi zyrtaren komunale, është Fatmir Bajraliu.

Bajraliu kishte shkuar në objektin e Komunës së Kamenicës kinse për të rregulluar disa dokumente dhe për këtë ishte drejtuar në zyrën e zyrtares M.A.

Me të hyrë në zyrën e saj, ai kishte filluar të ankohej, duke ngritur zërin dhe me dorë në brez, ku mbante edhe një pistoletë, ai shprehte pakënaqësitë e tij për ‘shërbimet’ që synonte t’i merrte.

Veprimet e 45-vjeçarit krijuan frikë te zyrtarja e Komunës se do t’i ndodhte një e keqe dhe për ta parandaluar këtë, ajo kishte telefonuar Policinë.

Sinjali mëson se me të arritur Policia, është bërë lokalizimi dhe kontrolli trupor i të dyshuarit, me ç’rast në brez të Bajraliut është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë plastike që kryesisht përdoret si lodër nga fëmijët.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili bazuar në informacionet e para dhe deklaratën e zyrtares, rastin e ka cilësuar si ‘Kanosje’ dhe ka vendosur që të trajtohet në procedurë të rregullt.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.