Gazeta Sinjali raportoi sot se 70-vjeçari nga Gjilani S.D., i dyshuar për sulm seksual ndaj vajzës 14-vjeçare të mbesës së tij ka rënë në prangat e Po
Gazeta Sinjali raportoi sot se 70-vjeçari nga Gjilani S.D., i dyshuar për sulm seksual ndaj vajzës 14-vjeçare të mbesës së tij ka rënë në prangat e Policisë pasi u denoncua nga babai i viktimës. I moshuari është arrestuar në shtëpinë e tij në Gjilan dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 70-vjeçari që po dyshohet për sulm seksual ndaj të miturës është Selim Duraku.
I dyshuari u denoncua në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, nga babai i viktimës, i cili deklaroi se daja i gruas së tij ia ka sulmuar seksualisht vajzën e tij.
Ky rast që dyshohet se ka ndodhur mes datës 7 dhe 8 maj në Gjilan ka tronditur familjen e viktimës nga Prishtina.
Pas denoncimit të rastit, Policia ka intervistuar viktimën në prani të prindit dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, e cila ka dhënë versionin e saj se si u përball me sulmin seksual nga familjari.
Kujtojmë se janë rritur rastet kur të miturat janë viktima të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve nga persona të moshës së shtyer.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.