Ky është biznesmeni kosovar që ra në prangat e Policisë për prostitucion bashkë me vajzat e “zhdukura”

HomeLajme

Ky është biznesmeni kosovar që ra në prangat e Policisë për prostitucion bashkë me vajzat e “zhdukura”

Biznesmeni i njohur kosovar, Kushtrim Krasniqi ka rënë në prangat e Policisë të martën, si i dyshuar për “mundësim apo detyrim në prostitucion”. Krasn

Arrestohet dy persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”
“Ne qëndrojmë me Ukrainën”, seanca nis me një minutë heshtje për viktimat e agresionit rus
Dita e tetë e bllokadës vazhdojnë thirrjet për uljen e tensioneve

Biznesmeni i njohur kosovar, Kushtrim Krasniqi ka rënë në prangat e Policisë të martën, si i dyshuar për “mundësim apo detyrim në prostitucion”. Krasniqi u arrestua pas disa bastisjeve që Policia kreu në dy lokacione në Prishtinë, me ç’rast u kapën edhe tri vajza të cilat dyshohen se bashkë me 43-vjeçarin e shfrytëzuan një të mitur për prostitucion.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se biznesmeni Krasniqi nga Drenoci i Malishevës është pronar i disa kompanive në Prishtinë, Prizren, Kaçanik e Fushë Kosovë, derisa dikur njihej si pronar i kompanisë së sigurimit fizik “Rojet e Nderit”. Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, Kushtrim Krasniqi rezulton të jetë pronar i nëntë kompanive që veprojnë në vendin tonë.

Krasniqi u arrestua bashkë me tri vajza, dy prej të cilave fillimisht u raportuan në Polici si të zhdukura, por më pas u kuptua se të njëjtat ndodhen nën masën e ndalimit.

Për çka dyshohet biznesmeni Krasniqi dhe tri vajzat e arrestuara? – Gazeta Sinjali ju sjell ekskluzivisht detaje nga ky rast i trishtë, ku viktimë është një e mitur

Biznesmeni Kushtrim Krasniqi bashkë me tri vajza të reja u prangosën para dy ditësh nga Policia e Kosovës pasi dyshohen se për gati shtatë muaj i mundësuan dhe e detyruan një të mitur për prostitucion, shkruan Gazeta Sinjali. Pas arrestimit të katër të dyshuarve, janë kryer edhe bastisje në disa lokacione, ku është gjetur drogë, armë e municion.

Më 5 prill, Policia e Kosovës njoftoi se Drejtori për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, pas një hetimi intensiv, kanë kontrolluar dy banesa në Prishtinë dhe kanë arritur të arrestojnë katër të dyshuar, Krasniqin dhe tri vajza, dy të moshës 20-vjeçare dhe tjetra 22-vjeçare.

Ndaj katër të dyshuarve, Sinjali mëson se Policia ka ushtruar kallëzim penal, ndërsa prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Detaje se si katër të dyshuarit e shfrytëzuan të miturën për prostitucion

Sipas burimeve të Sinjalit nga hetimet e zhvilluara deri më tani rezulton se katër të dyshuarit kanë detyruar të miturën për prostitucion që nga muaji tetor i vitit të kaluar deri më 5 prill, në ditën kur u kapën.

Gjithçka kishte nisur pas një marrëveshje që të dyshuarit kishin mes vete se si do ta shfrytëzonin të miturën dhe do ta detyronin që në këmbim të të hollave të shumave të ndryshme  të kryente marrëdhënie seksuale.

Banesa, motele e vendbanime të ndryshme ishin lokacionet ku e detyronin të miturën të kryej marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm të kontraktuar nga të dyshuarit, të cilët fillimisht dakordoheshin për çmimin përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.

Për gjithë këta muaj të tmerrshëm, të dyshuarit ndonëse kishin informacione se e njëjta ishte e mitur, në vazhdimësi e shfrytëzonin për prostitucion.

Ditët e trishta kur detyrohej e shfrytëzohej për të miturën përfunduan më 5 prill, kur të dyshuarit ranë në prangat e Policisë dhe ndaj tyre filluan hetimet.

Bastisja në banesat në Prishtinë dhe në një shtëpi në Prizren, ku u gjet drogë e municion

Para dy ditësh, gjatë bastisjeve në dy banesa të të dyshuarve Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar pajisje elektronike: katër telefona mobil, një Llap top, dy USB dhe 2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë së bashku me pajisjet për bluarjen e narkotikeve. Njëra nga banesat që u bastis, sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë është e njërës nga vajzat e dyshuara.

Ndërsa dje, një ditë pas arrestimit të të dyshuarve, Policia e Kosovës, në orët e pasdites ka gjetur dhe ka konfiskuar armë dhe municion në shtëpinë e të dyshuarit Kushtrim Krasniqi.

Sipas Policisë, aty janë gjetur tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme

Hetimet ndaj të dyshuarve

Ndaj katër të dyshuarve kanë filluar hetimet dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit,

Të njëjtit po dyshohen për veprën penale “Mundësimi apo detyrimi për prostitucion”, derisa njëra nga vajzat e ndaluara, dyshohet edhe për veprën penale “posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge.”

Sinjali mëson se Policia e Kosovës ka ushtruar kallëzim penal kundër të dyshuarve për këto vepra penale dhe ka grumbulluar prova lidhur me rastin.

Deri më tani është marrë deklarata e viktimës, janë siguruar foto që lidhen me rastin, biseda të shkëmbyera në rrjete sociale nga të dyshuarit që shfrytëzonin të miturën, si dhe deklaratat e të dyshuarve.

Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me vendimin e Gjykatës ndaj të dyshuarve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/