Labi i ofron ndihmë për shërim, Adriana Matoshit i kthen përgjigje

HomeLajme

Labi i ofron ndihmë për shërim, Adriana Matoshit i kthen përgjigje

Pas njoftimit të aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, se do të operohet  të mërkurën pasi i është rikthyer tumori në tru, këngëtari Labinot Tahiri k

Të hënën protestohet kundër zvarritjes së punimeve në rrugën Gjilan – Kamenicë
“Të rinjtë tanë kanë filluar ta braktisin me të madhe Kosovën. Ky është sinjal alarmues për të gjithë ne, e do të duhej të ishte alarm 24 orësh për qeverinë Kurti”, thotë Memli Krasniqi
Kapen tre të dyshuar për falsifikim parash në Gjilan

Pas njoftimit të aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, se do të operohet  të mërkurën pasi i është rikthyer tumori në tru, këngëtari Labinot Tahiri ka deklaruar se nëse është e nevojshme, do të dalë në rrugë për të mbledhur para për shërimin e saj.

Labi sot ka shkruar se nëse është nevoja, do të dalë në rrugë për të mbledhur para për shërimin e Adrianës.

NËSE ADRIANËS I DUHET NDIHMA JONË NE JEMI ATY 24 orë…Kam dalur për shumë kënd në rrugë, në borë e në shi, për nëna, vajza, motra e vëllezër, të rinj e të reja, për të bërë atë që quhet mrekulli, duke grumbulluar brenda orëve me qindra mijëra euro se bashku me shqiptarët anekënd botës. Nëse rastësisht  i duhet ndihma nga ana jonë, për të grumbulluar mjete për shërim jashtë vendit, prapë edhe për artisten tonë, do të dale në rrugë si ushtar i saj, për të bërë çmos që ajo ta luftojë këtë sëmundje!”, ka shkruar Labi.

Matoshi i është përgjigjur Tahirit me një koment në Facebook, ku e ka falënderuar për iniciativën. Ajo ka treguar se operimi i saj nuk ka kushtuar shumë dhe se i kanë dalë në ndihmë shoqëria dhe kolegët.

E vlerësoj shumë iniciativën e faleminderit nga thellësia e shpirtit. Faleminderit Zotit operacioni im nuk ka kushtuar aq shtrenjtë dhe gjithashtu koleget dhe shoqëria me kanë ndihmuar. Uroj që gjithsecili njeri që është i sëmurë të ketë forcën e Zotit për me përballu dhimt e njerëzit për rreth që e kanë zemrën e madhe për kontribut. Ju dua fort”, i është përgjigjur Tahirit Matoshi. /GazetaSinjali/