Lagjja Baja falënderon Lutën: Pas investimeve infrastrukturore, të reshurat e shiut nuk i presim më me ankth

HomeLokale

Lagjja Baja falënderon Lutën: Pas investimeve infrastrukturore, të reshurat e shiut nuk i presim më me ankth

Lagjja Baja i ka dhënë mbështetje rekorde kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kandidatit për Asamble Komunale, Dr. Besim Guda. Në emër të banor

Aksident i rëndë trafiku në Bresalc, krijohen kolona kilometrike
Zgjatet afati për aplikim të Programit të Pagesave Direkte
Luta merr mbështetje rekorde edhe nga 2 Korriku: Në mandatin e ri do ta ndërtojmë shtratin e lumit Stanishorka

Lagjja Baja i ka dhënë mbështetje rekorde kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kandidatit për Asamble Komunale, Dr. Besim Guda.

Në emër të banorëve ka folur kryetari i Nëndegës, Fitim Guda, i cili tha se krejt qytetarët e Bajës do ta mbështesin Lutën, pasi me investimet infrastrukturore, ua ktheu dinjitetin.

“Fal angazhimit tuaj në ndërtimin e shtratit të lumit Baja, kjo lagje ka marrë pamje tjetër, ku njerëzit jetojnë me dinjitet dhe të reshurat e shiut nuk i presim më me ankth. Prandaj, zotohemi të gjithë se më 17 tetor do ta bëjmë fitoren historike të Lutës”, ka thënë Guda.

Falënderim për këtë përkrahje rekorde ka shprehur kryetari Lutfi Haziri, i cili tha se njëra prej punët të shumta me të cilat krenohet është ndërtimi i shtratit të lumit Baja.

“Dikur banorët e lagjes Baja jetonin në ankth, pas reshjeve të shiut. Pas ndërtimit të shtratit të lumit Baja, e cila është shndërruar në shëtitore, tash qytetarët këtu jetojnë me dinjitet. Ky projekt i madh është në mesin e shumë projekteve më të cilat krenohemi që e kemi realizuar. Projekti i parë që do ta realizojmë në mandatin e ri është Parku Baja, i cili u dedikohet personave me aftësi të kufizuara. Ju faleminderit për besimin e përhershëm ndaj meje dhe LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë Haziri.

(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)