Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Diskutuam për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte heqjen e barrikadave

HomeLajme

Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Diskutuam për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte heqjen e barrikadave

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar sot për vizitë në Serbi, ku është takuar me presidentin serb, A

SBASHK: Qeveria po përçan mësimdhënësit, ata që ia nisën mësimit po ia bëjnë qejfin pushtetit
Miratohet në parim Ligji i Pagave
Nëse keni vendosur të martoheni, atëherë ky është vendimi që ka marrë Qeveria

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar sot për vizitë në Serbi, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit me Vuçiqin, Lajçak ka thënë se kanë diskutuar për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet në veri të Kosovës dhe do të mundësonte largimin e barrikadave

“Vazhdova misionin tim sot në Beograd, ku u takova me presidentin Alkesandar Vuçiq. Ne patëm një diskutim të hapur dhe të ndershëm për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte largimin e barrikadave. Ai e kupton seriozitetin e situatës”, ka shkruar Lajçak.

Kujtojmë se Lajçak dje ishte për vizitë në Prishtinë, ku u takua me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit me Kurtin, i dërguari i BE-së për dialogun tha se preferon rrugën diplomatike për heqjen e barrikadave në veri, dhe jo përmes buldozerëve.

“Unë nuk mendoj se kemi llogari që të presim për të ndodhur diçka e keqe. Tensionet nuk i ndihmojnë askujt, dhe nuk mendoj që ndonjë njeri normal është i lumtur me këtë situatë në veri”.

Gjashtë barrikadat e ngritura më 10 dhjetor, që bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë aty. Më 12 dhjetor Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe bënë thirrje për çmontimin e menjëhershëm të tyre.