Lajm i mirë: Miratohet Projektligji për sigurimin shëndetësor

HomeLajme

Lajm i mirë: Miratohet Projektligji për sigurimin shëndetësor

Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sigurimin shëndetësor. Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë ab

Krasniqi uron katërvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës
Prekëse, në një urë mes Ukrainës dhe Rumanisë lihen lodra për fëmijët refugjatë
Kurti: Barrikadat do të hiqen për vetëm disa ditë, nëse nuk e bën KFOR – e bëjmë ne

Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sigurimin shëndetësor.

Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës e ka miratuar sot në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor.

Me po kaq vota, Kuvendi ka miratuar sot në shqyrtim të dytë edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shëndetësi.

Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u miratua në shqyrtim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.
Ndërsa me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar shqyrtimi i dytë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për produkte dhe pajisje medicinale.
E për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shëndetësi publike votuan 65 deputetë.

Ndërkaq, opozita ka lëshuar sallën pasi që nuk ka kaluar mocioni për themelimin e komisionit hetimor parlamentar.