Largohet kamioni i fundit në Rudarë, lirohet rruga pas dy javësh me barrikada

HomeLajme

Largohet kamioni i fundit në Rudarë, lirohet rruga pas dy javësh me barrikada

Barrikadat në Rudarë, rruga që të çon për në Zveçan janë larguar plotësisht. Atje shihet se të gjithë kamionët barrikadues që kanë qenë në këtë rrugë

MPB sqaron se si qytetarët serbë mund t’i ndërrojnë targat nga “PR” “KM” në RKS
Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, Policia gjen 9 gëzhoja në vendin e ngjarjes
Kurti zgjat orarin e Policëve në punë nga 8 tani do të punojnë 12 orë

Barrikadat në Rudarë, rruga që të çon për në Zveçan janë larguar plotësisht. Atje shihet se të gjithë kamionët barrikadues që kanë qenë në këtë rrugë janë larguar nga vetë serbët.

Tashmë, rruga është e lirë për qarkullim, ndërsa heqjen e barrikadave e ka përshëndetur edhe KFOR-i.

Largimi i tyre ka ardhur pas takimit që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka mbajtur mbrëmë në Rashkë, ku u premtua që brenda 24 deri në 48 orë do të bëhet largimi i tyre.

321309459 726722662149798 3773588281096701122 n 600x360 1

Gjatë natës, disa kamionë, me të cilët ishte bllokuar rruga në lokacionin e njohur si Shkëmbi i Dudës në Mitrovicë të Veriut, janë djegur. Sipas Policisë së Kosovës, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar.

Këta kamionë ishin vendosur në këtë vend më 27 dhjetor, kur grupe të serbëve vendosën barrikada të reja në rrugët e veriut.

Për 20 ditë rresht rrugët kryesore në veri mbetën të bllokuara për qarkullim. Përveç veriut, më 27 dhjetor një barrikadë tjetër ishte vendosur në territorin e Serbisë, në afërsi të kufirit të Kosovës me Serbinë, në Merdare.

Serbët lokalë në komunat Mitrovicë Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ngritën barrikadat në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Institucionet e Kosovës thanë se Pantiq dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Më 28 dhjetor, Pantiqit iu zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Vendosja e barrikadave nxiti tensione të shumta në mes të Kosovës dhe Serbisë.