LDK dhe PDK lidhin koalicion në Viti

HomeLajme

LDK dhe PDK lidhin koalicion në Viti

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të nënshkruajnë sot koalicion për të qeverisur bashkë në Komunën e Vitisë, për këtë m

Pritje rreth një orë, gjendja në pikat kufitare
Shijojeni motin sot, temperaturat shkojnë në 23 gradë
Informatë e rëndësishme për mërgimtarët që kthehen pas festave: Hungaria shtrenjton pagesën rrugore

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të nënshkruajnë sot koalicion për të qeverisur bashkë në Komunën e Vitisë, për këtë mandat, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kryetari i degës së PDK-së në këtë komunë, Bekim Azizi.

“Po, sot besoj që nënshkruhet koalicioni”, tha Azizi.

Detajet e tjera, se sa dhe cilat drejtori do t’i udhëheq kjo parti, Azizi tha se do të bëhet publike pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin e rizgjedhur të Vitisë nga LDK-së, Sokol Halitin, por i njëjti ka qenë i paqasshëm./GazetaSinjali/