LDK u del në krahë pronarëve të bizneseve që operojnë afër rrugës hyrëse e dalëse Gjilan-Bujanoc   

HomeLajmePolitikë

LDK u del në krahë pronarëve të bizneseve që operojnë afër rrugës hyrëse e dalëse Gjilan-Bujanoc  

LDK u del në krahë pronarëve të bizneseve që operojnë afër rrugës hyrëse e dalëse Gjilan-Bujanoc Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, u de

Komuna e Gjilanit në vikend ka bërë pastrimin dhe larjen e rrugëve në qytet
Mërgimtari largohet nga Kosova i pakënaqur: Natën e Vitit të Ri pa rrymë, me rrena
Konjufca: Qeveria po do me e disiplinu popullin që mos me shpenzu rrymë pa nevojë
LDK u del në krahë pronarëve të bizneseve që operojnë afër rrugës hyrëse e dalëse Gjilan-Bujanoc
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, u del në krahë pronarëve të bizneseve që operojnë afër rrugës hyrëse e dalëse Gjilan-Bujanoc.
Protesta e tyre është legjitime për shkak se e kanë të pamundur që të operojnë në këto kushte kur punimet po zhvillohen dhe fundi nuk po i shihet.
Rruga është dashur të finalizohet në korrik sipas kontratës, por nuk duket se ka vullnet as prej pushtetit lokal e as atij qendror që t’i përfundojnë projektet zhvillimore të Gjilanit.
Aty operojnë mbi 60 biznese shumë të suksesshme dhe LDK në Gjilan kërkon që ky projekt që do të lidhet me autostradën, e rrjedhimisht me korridorin e dhjetë ndërkombëtar, të finalizohet sa më parë.
Është e pajustifikueshme vonesa në këtë projekt por edhe mos fillimi i punimëve në projektin tjetër të rrugës hyrëse e dalëse Gjilan-Prishtinë dhe projektin më të madh zhvillimor, Autostrada e Gjilanit.
LDK ua kujton drejtuesve të Komunës së Gjilanit se ka kaluar ‘muaji i mjaltit’, t’i përvjelin mëngët dhe të fillojnë t’i realizojnë ato 109 premtimet elektorale e t’i vazhdojnë projektet zhvillimore që i projektoi, ideoi, buxhetoi e zhvilloi qeveria e kaluar e udhëhequr nga kryetari z. Lutfi Haziri.
Lërini eksperimentet. Grahni punës!