Lëndët e drurit për djegie, buka, vaji ushqimor, këto janë disa nga produktet që pritet të vendoset çmimi tavan

HomeLajme

Lëndët e drurit për djegie, buka, vaji ushqimor, këto janë disa nga produktet që pritet të vendoset çmimi tavan

Lëndët e drurit për djegie, buka dhe vaji ushqimor janë disa nga produktet që pritet të vendoset çmimi tavan. Projektligji për Masat e Përkohshme t

Eurodeputeti bullgar: Është koha që BE të heq vizat për Kosovën dhe të gjitha vendet anëtare të njohin shtetësinë e saj
Arsimi i lartë falas, studentët ankohen se po detyrohen të bëjnë pagesa për të hyrë në provim të cilat më parë nuk i bënin
Kastrati: Pushteti në mënyrë populiste përdori çdo ndjeshmëri për të dëmtuar një përpjekje që do të vërtetohet që ishte e drejtë

Lëndët e drurit për djegie, buka dhe vaji ushqimor janë disa nga produktet që pritet të vendoset çmimi tavan.

Projektligji për Masat e Përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg është shqyrtuar të enjten e javës së kaluar, por në mungesë të kuorumin nuk është votuar, për të cilin do të diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës.

Përveç këtyre produkteve, në këtë listë do të përfshihen drithërat, mielli i grurit, orizi, pastat, qumështi, kripa e kuzhinës, sheqeri kristalor, vezët e pulës, mishi i pulës dhe produktet higjienike.

Po ashtu, në këtë listë do të përfshihen edhe produktet e tjera themelore të konsumit për jetesë, të përcaktuara me vendim të Qeverisë së Kosovës, transmeton telegrafi.

Gjatë shqyrtimit deputetët nga opozita kanë shprehur kritika ndaj Projektligjit duke e kualifikuar atë si anti-kushtetues dhe në kundërshtim me ekonominë e tregut të lirë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka theksuar se ky Projektligj është hartuar për shkak të rritjes së paarsyeshme të çmimeve bazë duke shtuar se do të aplikohet në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

“Duke marrë parasysh situatën aktuale të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të produkteve bazë, si dhe ankesave të shumta të qytetarëve për rritjen e menjëhershme të çmimeve tek të gjitha produktet bazë, Ministria e Tregtisë dhe Qeveria ka hartuar ligjin i cili do të aplikohet në rastet e destabilizimit në treg”, ka thënë Hajdari.

Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, inflacioni në muajin shtator ka arritur në 12.7 për qind, krahasuar me 0.2 për qind sa ka qenë në shtator të vitit të kaluar.