Lenjani merr përgjigje nga Albulena Haxhiu: Brenda vitit do të bëhet emërimi i noterëve të rinj

HomeLajme

Lenjani merr përgjigje nga Albulena Haxhiu: Brenda vitit do të bëhet emërimi i noterëve të rinj

Kamenicë – Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë e Poshtme ka kërkuar disa here që komuna e Kamenicës të ketë noterin e saj, ndërsa së fundit Ministria

“Babai i tij s’e dha jetën t’i vritet djali pabesisht nga dora e shqiptarit” – Postimi prekës i familjarit të 23-vjeçarit që u vra mbrëmë
Biznesmeni kosovar nuk e pret qeverinë, nga muaji mars paga minimale 400 euro
Të gjitha bizneset e Gjilanit do të kenë mbështetjen e kryetares Leonora Morina Bunjaku

Kamenicë – Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë e Poshtme ka kërkuar disa here që komuna e Kamenicës të ketë noterin e saj, ndërsa së fundit Ministria e Drejtësisë i është përgjigjur Selver Lenanit, me shpresën se brenda këtij viti kjo ministri të emëroj një noter të ri.

Në përgjigjen e ministres Albulena Haxhiut thuhet: “Ministria e Drejtësisë ka analizuar kërkesën tuaj me faktin se kërkesa e juaj ndërlidhet me nevojën e rekrutimit të noterëve të rinj, Ministria e Drejtësisë brenda këtij viti, në proces të ligjshëm, do të bëjë emërimin e noterëve të rinj me qëllim të ofrimit të shërbimeve noteriale sa më efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës. Në kuadër të këtij procesi, Ministria e Drejtësisë do të përkujdeset që secila komunë të ketë numrin e nevojshëm të noterëve, ashtu siç parashihet me ligjin në fuqi” thuhet në përgjigjen e Haxhiu.

Ndërkaq Selver Lenjani i cili është më i zëshmi në kërkesat e komunës së Kamenicë s tha se përgjigja e ministres Haxhiu është shpresëdhënëse. “E nderuara ministre Haxhiu, ne bashkësia lokale mbetemi në besim dhe me shpresë se kjo kërkesë e bashkësisë lokale gjatë këtij viti do të realizohet dhe Kamenica të pajiset me noter. Po e shohim se ju e keni mbështetur kërkesën tonë dhe ne ju përshëndesim përzemërsisht” ka thënë Lenjani.

Ndrysh, Lenjani kishte kërkuar disa here që Kamenica të ketë noter meqë ka pesë vite që atje nuk funksionon asnjë i tillë. “Është shumë ik nevojshëm noter sepse Kamenica nuk e meriton të mos e ketë këtë shërbim bazik kur dihet se kemi një varfëri të skajshme dhe qytetarët detyrohen që për një dokument të udhëtojnë në Gjilan” kishte shkruar Lenjani./rajonipress/