Leonora Bunjaku prezanton synimet për Gjilanin

HomeLokale

Leonora Bunjaku prezanton synimet për Gjilanin

Kandidatja për kryetare të Komunës në Gjilan nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Leonora Bunjaku, pa rezantuar së fundmi synimet e saja kryes

Drejtori i DKRS-së në Viti Valmir Sahiti viziton dhe i ofron mbështetje klubit të basketbollit KB Vitia
E kërcënoi një person me mesazhe në telefon, arrestohet burri në Gjilan
Gjilanasi theret me thikë, arrestohet i dyshuari

Kandidatja për kryetare të Komunës në Gjilan nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Leonora Bunjaku, pa rezantuar së fundmi synimet e saja kryesore për Gjilanin.

Synimet për Gjilanin e të gjithëve janë: Investimin me të gjitha kapacitetet komunale në ngritjen e një sistemi shëndetësor, të sigurisë, sektorit arsimor solid dhe modern, që pëgatitë punonjësit, ekspertët dhe kuadrot e Komunës së Gjilanit. Kthimi i besimit dhe shpresës së qytetarëve, veçanërisht rinisë, në një të ardhme më të mirë për qytetin dhe fshatrat përreth. Përkrahjen e bizneseve ekzistuese dhe krijimin e një mjedisi inkurajues për regjistrim të bizneseve të reja, duke ia lehtësuar të gjitha procedurat administrative, për veprimtarinë biznesore, prodhuese e shërbyese. Eliminimi i burokracisë dhe ofrimi i shërbimeve efikase, të shpejta dhe transparente për qytetarët. Rritja e fuqisë konkurruese të ndërmarrjeve lokale dhe përkrahja institucionale për marketingun e produkteve të tyre. Përmirësimi i infrastrukturës fizike dhe ligjore, respektivisht përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarit. Zhvillimi i resurseve njerëzore dhe përmirësimi i udhëheqjes ekonomike në drejtim të ekspertizës. Mbrotja e ambientit, ruajtja dhe promovimi i vlerave kulturore dhe turistike.