Leonora Bunjaku zotohet se ambulancat do të jenë të hapura për çdo ditë në Gjilan dhe jo te mbyllura në fundjavë

HomePolitikë

Leonora Bunjaku zotohet se ambulancat do të jenë të hapura për çdo ditë në Gjilan dhe jo te mbyllura në fundjavë

Ambulancat do të jenë të hapura për çdo ditë në Gjilan. Ne mund të sëmuremi në çdo çast dhe askush nuk na pyet që është e shtunë apo e diel, e ambulan

Vuçiq: Ata duan që Serbia ta njohë Kosovën, nuk do të ndodhë kjo
“E luan rolin sikur këta mulla Shefqetat”, Ridvan Berisha tregon se a e do edhe Kurtin me loçkë e shpirt si Veselin e Thaçin
Kurti ia paraqet presidentes qëndrimin e Vetëvendosjes për t’i shtyrë zgjedhjet lokale

Ambulancat do të jenë të hapura për çdo ditë në Gjilan. Ne mund të sëmuremi në çdo çast dhe askush nuk na pyet që është e shtunë apo e diel, e ambulancat të jenë të mbyllura sikurse mbetet në fundjavë, vetëm një e hapur deri më tash. Nuk do të pyeten pacientët për emrin e babait, edhe kur hynë në ambulancë, edhe kur dalin. Pa burokraci në shërbim të pacientit. Qasje e lehtë, e shpejtë dhe me komunikim zyrtar.

Mjedis i pastër në dhoma, korridore e tualetët e ambulancës. Rritje e numrit të shtretërve për infuzione. Ambulancat do të jenë efikase të kryejnë shërbimet e para, dhe për pacientët që kanë nevojë për udhëzim e trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ta bëjnë sa më cilësisht. Së pari siguria e shëndeti, pastaj vijnë me radhë. Ndonëse kur të qeverisim, secila drejtori do ta kryejë punën e vet paralelisht dhe njëkohësisht. Gjilani na bashkon për siguri e shëndetësi!