Lia e majmunëve, MSH dhe IKSHPK mbajnë sot konferencë për media

HomeShëndeti

Lia e majmunëve, MSH dhe IKSHPK mbajnë sot konferencë për media

Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ditë më parë kanë thënë se po përcjellin me vëmendje e

Edhe të vaksinuarve po u kërkohet testi anti-COVID në Aeroportin e Prishtinës, MSH dhe ANP tregojnë se pse po ndodhë kjo
Kryetari i Gjilanit merr dozën përforcuese kundër COVID-19
1416 raste aktive në Gjilan, 91 nga ta në gjendje të rëndë po trajtohen në Spitalin e Gjilanit

Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ditë më parë kanë thënë se po përcjellin me vëmendje epidemiologjinë e Lisë së Majmunëve, që nga paraqitja e rasteve të para jashtë kontinentit të Afrikës, në SHBA, Evropë dhe Izrael, me mbi 100 raste të raportuara deri më tani.

Sot Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media bëri të ditur se përfaqësues të MSH-së dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do të flitet për sëmundjen e lisë së majmunëve.

Ndryshe, në një intervistë për Telegrafin, infektologu Hamdi Ramadani bëri të ditur se përhapja e kësaj sëmundje bëhet përmes pështymës dhe gjakut të njeriut të infektuar.

Kurse në momentin që një njeriu ka kontakt me kafshë të egra, brejtësit dhe majmunët, automatikisht është i rrezikuar.

“Shkaktari i sëmundjes është një virus, prandaj quhet sëmundje virusale që kryesisht kap kafshët e egra, brejtësit e majmunët. Normalisht në kontakt me këto kafshë njeriu që eksponohet para tyre e fiton edhe sëmundjen. Kurse përhapja e sëmundjes që është e rëndësishme për ta ditur bëhet me anën e infeksiozitetit apo pështymës së infektuar por edhe përmes gjakut të personit të infektuar mund të përhapet”, tha ai.

Temperaturë e lartë, ethe, dhimbje të muskujve, nyjave, kokës dhe lodhje permanente janë disa prej simptomave me të cilat manifestohet kjo sëmundje, njofton Ramadani.

Kurse simptomë tjetër me të cilën karakterizohet “Lia e Majmunëve”, është edhe skuqja e fytyrës dhe e duarve të ekspozuara.

Kryetari i Infektologëve të Kosovës vlerësoi e ata të cilët veç preken nga kjo sëmundje duhet të izolohen dhe të hospitalizohen për dhjetë ditë.

“Ecuria e sëmundjes shkon nga shtatë deri në dhjetë ditë e në rrallë deri në 14 ditë. Tash për tash sëmundja kalon pa ndonjë komplikim. Të sëmurët me ‘Linë e Majmunëve’, rekomandohet të ndalen të izolohen dhe të hospitalizohen për shtatë ose dhjetë ditë shkak të kufizimit dhe përhapjes”, tha ai.

Se kjo sëmundje nuk kursen as moshë as gjini, e konfirmon edhe infektologu Ramadani.

“Kjo sëmundje nuk kursen ndonjë moshë. Është ajo që quhet ekspozim, njeriu kur i ekspozohet një infeksioziteti në afërsi të ngushtë, me personin e infektuar apo me kafshën e infektuar mundësia që të paraqitet sëmundja është e madhe. Pra kjo nuk dallon ndonjë moshë ose gjini të caktuar”, përfundoi ai.