LIDL po vjen në Kosovë, së shpejti bëhet hapja e dyqanit

HomeLajme

LIDL po vjen në Kosovë, së shpejti bëhet hapja e dyqanit

LIDL po vjen në Kosovë, së shpejti bëhet hapja e dyqanit Gjiganti global i shitjes me pakicë, kompania LIDL, pritet që të investojë në Kosovë

Policia e Kosovës ndalon katër shtetas të huaj (rus) për kalim ilegal të kufirit nga Serbia në Republikën e Kosovës
Fuqia e demokracisë dhe lirisë! Dhjetëra mijëra gjerman dalin në Berlin në mbështetje të Ukrainës
Këto janë rezultatet për asamble komunale në Gjilan
LIDL po vjen në Kosovë, së shpejti bëhet hapja e dyqanit
Gjiganti global i shitjes me pakicë, kompania LIDL, pritet që të investojë në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
“Sot kishim nderin që së bashku me Kryeministrin Kurti, Zv. Kryeministrin Bislimi, drejtorët e KIESA-s, ATK-s dhe Doganave të Kosovës dhe kolegë tjerë, të presim delegacionin e kompanisë “LIDL” GmbH & Co KG, si kompani e mirënjohur me zingjirin, me të madh të dyqaneve ushqimore në botë, e themeluar në vitin 1973 dhe aktualisht me shtrirje në 31 shtete të botës, ka shkruar Hajdari.
Ajo ka thënë se janë zotuar se do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyrë LIDL në Kosovë duke shtuar se është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë.
“Me delegacionin e kompanisë “LIDL” u përshendetëm me zotimin e tyre që do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë, gjersa konkluduan se Kosova ka shumë potenciale konkurruese për investime dhe ndër të tjera, është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë.”
Ajo ka shtuar se me delegacionin e LIDL kanë viztuar tri lokacionet strategjike të propozuara nga KIESA të përshtatshme për qendrën e ardhshme në Kosovë.