Ligji për zgjedhjet lokale: Raundi i dytë pas katër javësh

HomeLajme

Ligji për zgjedhjet lokale: Raundi i dytë pas katër javësh

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna të Kosovës do të duhet të zhvillojnë raundin e dytë të zgjedhjeve, për ta

Si arriti hajnesha 20 vjeçe nga Gjilani ta mashtronte punëtorin e postës për t’i marrë dy telefona në vlerë prej 2650 euro
Çmimet e gomave po rriten, ato së shpejti mund të jenë shumë më të shtrenjta
Këshilli i Bashkësisë Islame ndan 75 pako ushqimore për jetimët e Gjilanit

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna të Kosovës do të duhet të zhvillojnë raundin e dytë të zgjedhjeve, për ta kuptuar emrin e kryetarit.

Zgjedhjet lokale në Kosovë janë mbajtur më 17 tetor dhe 17 komuna kanë zgjedhur kryetarët e tyre për mandatin e radhës, në raundin e parë, transmeton REL.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave, plus një votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme, atëherë KQZ-ja duhet të organizojë raundin e dytë mes dy kandidatëve që kanë fituar më së shumti vota.

Sipas këtij Ligji, raundi i dytë mbahet katër javë pas mbajtjes së raundit të parë.