Lija e Majmunit, MSH njofton për simptomat, kujdesin e trajtimin

HomeShëndeti

Lija e Majmunit, MSH njofton për simptomat, kujdesin e trajtimin

Një ditë më parë zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani deklaruan se në

IKSHPK publikon raportin ditor, mbi 600 raste të reja me COVID-19
Varianti Delta nuk kursen as të vaksinuarit, disa të infektuar edhe në Kosovë
E dhimbshme/ I riu nga Kllokoti humb jetën nga COVID-19

Një ditë më parë zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani deklaruan se në vend nuk është shënuar asnjë rast të Lisë së Majmunëve në Kosovë, duke thënë se janë në gatishmëri të plotë dhe në përcjellje të situatës.

Lija e Majmunit u tha se është konfirmuar edhe në vendet e rajonit, ndërsa sot Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa të dhëna, duke njoftuar se periudha e inkubacionit është nga 5 deri në 21 ditë, ndërsa sëmundja nuk përhapet lehtë mes njerëzve.

“Lija e majmunit nuk përhapet lehtë midis njerëzve, por sëmundja mund të merret përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me person të infektuar, duke përfshirë: lëkurën e dëmtuar, kore ose lëngje trupore, pështymë, spërkla – kontakt i zgjatur ballë për ballë, materialet e kontaminuara – p.sh shtrat ose peshqirë të përdorur, kontaktin seksual”.

Simptomat e Lisë së Majmunit: Simptoma tipike e Lisë së Majmunit është skuqja e lëkurës me flluska në fytyrë, duar, këmbë, gojë dhe organe gjenitale. Skuqja e organeve gjenitale dhe peri-anale është raportuar gjatë kësaj epidemie. Skuqja mund të shoqërohet me ethe, ndjenjë shqetësimi ose sëmundje, dhimbje koke, lodhje dhe ënjtje të nyjave limfatike. Ju jeni infektues përderisa keni simptoma të sëmundjes.

Çfarë duhet të bëjmë nëse mendoj se kam Linë e Majmunit?

“Nëse keni skuqje të lëkurës, të shoqëruar me ethe ose ndjenjë shqetësimi ose sëmundje, bisedoni me mjekun tuaj bëni testin për sëmundjen. Nëse dyshoni ose e konfirmoni se keni Linë e Majmunit, duhet të izoloheni derisa ndërrimet në lëkurë të kenë rënë.

Gjatë kësaj periudhe, ju mund të merrni trajtim për të lehtësuar simptomat e Lisë së Majmunit. Kushdo që kujdeset për ju duhet të marrë masat e duhura mbrojtëse personale”.

“Secili në kontakt të ngushtë me person të infektuar, duke përfshirë kontaktin seksual, mund të sëmuret nga Lija e Majmunit. Merrni hapa për të mbrojtur veten gjatë epidemisë aktuale në Evropë, duke shmangur kontaktin me lëkurën ose ballë për ballë me këdo që ka simptoma, praktikuar seks të sigurt, mbajtur duart e pastra”.

Ndryshe, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha të mërkurën në një konferencë për media bëri të ditur se nuk është shënuar asnjë rast i Lisë së Majmunëve në Kosovë.