Lista Serbe nuk ankohet në supreme për votat nga Serbia, Vetëvendosje po

HomeLokale

Lista Serbe nuk ankohet në supreme për votat nga Serbia, Vetëvendosje po

Ndonëse gati të gjitha votat e ardhura me postë nga Serbia për zgjedhjet e 6 tetorit i takuan Listës Serbe, ky subjekt nuk është ankuar në Gjykatën Su

Lutfi Haziri: Kompania e taksive Shaqa, storie e suksesit në Gjilan
LAJMI I FUNDIT: Presidenti i Sc Gjilanit Florim Zuka jep dorëheqje
Emërues të përbashket në qeverisjen tonë do të jenë; ndershmëria, përkushtimi dhe transparenca

Ndonëse gati të gjitha votat e ardhura me postë nga Serbia për zgjedhjet e 6 tetorit i takuan Listës Serbe, ky subjekt nuk është ankuar në Gjykatën Supreme pas anulimit të këtyre votave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Ankesën pranë Gjykatës Supreme e kanë dorëzuar tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë: Alban Hyseni, Arta Bajralija dhe Enver Haliti.

Tre deputetët e Vetëvendosjes, pas vendimit të PZAP-së për anulimin e votave nga Serbia, e dorëzuan ankesën për anulim të vendimit të PZAP-së me arsyetimin se janë vënë në mbrojtje të “së drejtes së tyre si deputetë të zgjedhur”.

Këtë e ka bërë të ditur të martën anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

“Të bindur se këto vendime janë politike në thelb e në formë, tre kandidatët tanë, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të shpallur nga KQZ si deputetë të Listës fituese të Lëvizjes, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së, e në mbrojtje të së drejtës së tyre si deputetë të zgjedhur, si dhe votën e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka thënë Rrustemi.

Ai ka thënë se pazari i tyre është më i qartë se i qartë për secilin qytetarë: “Devalvo procesin zgjedhor, konfiguro artificialisht rezultatin zgjedhor e numrin e mandateve”.

“Larg e kanë menduar anëtarët e PZAP-së, e ulët kanë bërë hesapet, si vegël e nënshtruar në duart e atyre që i ka kapur makthi që nga nata e 6 tetorit”, është shprehur ai.

Rrustemi ka vazhduar duke thënë se vendimet e djeshme të PZAP-së nuk kanë të bëjnë asgjë me procesin zgjedhor, rregullsitë apo parregullësitë, as me të drejtën e votës e ligjshmërinë e votimit.

“Ata kanë vetëm një hall e një synim. Halli është fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e synimi ishte zvogëlimi i numrit të deputetëve tanë. Hallin nuk mund të ua heqim, por synimin nuk do të mund ta realizojnë”, thuhet në shkrimin e Adnan Rrustemit.