Liverpooli po përgatitë ofertë për transferimin e Kalvin Phillips

HomeSport

Liverpooli po përgatitë ofertë për transferimin e Kalvin Phillips

Kalvin Phillips është dëshira e madhe e Liverpoolit për repartin e mesfushës. Mesfushori anglez pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Jurgen

Osmani: Majlinda është ëndrra jonë e realizuar, është heroina jonë
Rezultatet dhe renditja tabelare pas javës së 25-të në BKT Superligën e Kosovës
Mohamed Salah i bashkohet Kombëtares së Egjiptit për Kupën e Afrikës

Kalvin Phillips është dëshira e madhe e Liverpoolit për repartin e mesfushës.

Mesfushori anglez pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Jurgen Klopp i cili i ka kërkuar drejtuesve të klubit ta transferojnë anglezin në Anfield.

26-vjeçari ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me Leeds United dhe është bërë një titullar i padiskutueshëm tek Kombëtarja e Anglisë.

Sipas asaj që ka raportuar El Nacional, Liverpooli është gati t’i ofrojë 40 milionë euro për transferimin e Phillips.

Por problemi qëndron tek Leeds që nuk duan ta shesin yllin e tyre tek një skuadër rivale në Ligën Premier.

PSG dhe Bayern Munich kanë shprehur interesim, por dëshira e lojtarit është të mbetet në elitën e futbollit anglez.

Phillips këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje me Leeds, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.