Llapi dhe Gjilani ndahen në paqe në derbin e javës

HomeSport

Llapi dhe Gjilani ndahen në paqe në derbin e javës

Llapi dhe Gjilani kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 16-të në BKT Superligën e Kosovës. Llapjanët kanë barazuar pas k

Tyson Fury nokauton Deontay Wilderin në trilogjinë epike
LAJMI I FUNDIT: Presidenti i Sc Gjilanit Florim Zuka jep dorëheqje
Superliga e Kosovës me dy sfida interesante, vëmendja në Gjilan

Llapi dhe Gjilani kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 16-të në BKT Superligën e Kosovës.

Llapjanët kanë barazuar pas katër fitoreve radhazi, ndërsa Gjilani e ka dërguar në 11 ndeshje serinë pa humbje këtë sezon (6 fitore, 5 barazime).

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me raste nga të dyja skuadrat, por gjithashtu edhe duke u ruajtur për të mos krijuar shumë hapësira.

Vendasit rrezikuan me anë të Valmir Veliut dhe Alef Firmino, ndërsa mysafirët me anë të Keita Razak, Gergard Progni dhe Fiton Hajdari, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë thuajse e barabartë, me të dyja skuadrat që tentonin golin nga kundërsulmet pasi nuk donin të rrezikonin humbjen.

Drilon Fazliu (87’) e pati rastin më të mirë në këtë pjesë, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe ndeshja u mbyll me barazim 0-0.

Pas këtij barazimi, Gjilani e sheh veten në pozitën e dytë me 29 pikë, ndërsa Llapi i treti me 25 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Llapi luan në udhëtim te Dukagjini, ndërsa Gjilani e pret Malishevën. /Telegrafi/