Llapi – Drita, finalja e madhe e Kupës së Kosovës: Data, vendi dhe orari

HomeSport

Llapi – Drita, finalja e madhe e Kupës së Kosovës: Data, vendi dhe orari

Drita dhe Llapi janë dy finalistët e këtij edicioni në Kupën e Kosovës në futboll, pasi kanë kaluar Ramiz Sadikun dhe Prishtinën. Tani dy rivalët i

Zyrtare: Drita nënshkruan me Ardit Tahirin
EKSKLUZIVE: Gjilani kërkon pikët në tavolinë ndaj Dukagjinit, mungon vendimi nga Apeli
Ndeshjet miqësore të klubit “Gjilani”, këto janë datat dhe ekipet me të cilat do të luhet

Drita dhe Llapi janë dy finalistët e këtij edicioni në Kupën e Kosovës në futboll, pasi kanë kaluar Ramiz Sadikun dhe Prishtinën.

Tani dy rivalët i presin edhe 90 minuta për të shkuar tek njëri prej trofeve më të çmuar në futbollin tonë.

Drita nuk e ka fituar, Kupën e Kosovës, për më shumë se dy dekada, pasi hera e fundit kur triumfoi ishte sezonin 2000/01.

Drita ishte në finale në vitin e fundit para pranimit, ku ishte mposhtur nga Prishtina me rezultat 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në anën tjetër Llapi është fituesi i fundit i Kupës së Kosovës, ku e kishte mposhtur Dukagjinin e Klinës pas penalltive në një ndeshje tejet dramatike që ishte mbyllur 1-1.

Kupa e Kosovës e fituar edicionin e kaluar ishte e para në histori të klubit për Llapin.

Finalja e Kupës së Kosovës luhet më 27 maj, me fillim prej orës 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.