Lutfi Haziri e pranon humbjen, uron Alban Hysenin për fitore

HomeLajmeLokale

Lutfi Haziri e pranon humbjen, uron Alban Hysenin për fitore

Kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri ka pranuar humbjen në balotazh duke e uruar kandidatin Alban Hyseni. Haziri në një konferencë për media th

Brenda marketeve, a ka vërtetë gjallëri siç tha ministri Murati pas dhënies së 100-euroshit?
Gjermania me dëshirë dhe shpresë për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi
Shi e bubullima, nga java e ardhshme ndryshon moti

Kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri ka pranuar humbjen në balotazh duke e uruar kandidatin Alban Hyseni.

Haziri në një konferencë për media tha se Alban Hyseni do të jetë kryetar i ri i Gjilanit.

“z. Alban Hyseni është kryetari i ri i Gjilanit. Duke qenë kryetar në detyrë, do të filloj bartjen e përgjegjësive, gjilanasit i përgëzoj për kulturën në zgjedhje. Vetëvendosjes ja ka besuar kryetarin e komunës, do të vazhdoj të jem i interesuar për zhvillimin e qytetit tim”, tha Haziri.