Lutfi Haziri ‘godet’ qeverinë Kurti për bllokimin e autostradës Gjilan-Prishtinë

HomeLajme

Lutfi Haziri ‘godet’ qeverinë Kurti për bllokimin e autostradës Gjilan-Prishtinë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar qeverinë Kurti, për sic ka thënë, bllokimin e autostradës Gjilan-Prishtinë. Në katër vjetorin e fi

Alban Hyseni viziton një familje strehuese, zotohet për mbështetje edhe nga niveli lokal
Policia jep detaje rreth testimit të kandidatëve për kadetë policor
“Më mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma”, Xhemajl Hasani ngushëllon veten me këngën e Medës

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar qeverinë Kurti, për sic ka thënë, bllokimin e autostradës Gjilan-Prishtinë.

Në katër vjetorin e fillimit të këtij projekti, nënkryetari i LDK-së ka thënë se bllokimi i punimeve të kësaj autostrade është bllokim i mundësisë së zhvillimit ekonomik për një popullatë prej gjysmë milioni banorë të Anamoravës e Kosovës Lindore.

“Në shenjë simbolike, katër vite më parë e pikërisht në vendin sinonim të kryengritjes – Malësinë e Zhegocit, kemi bërë hapjen zyrtare të punimeve të autostratës Prishtinë-Gjilan-Konçul, të cilën e projektuam bashkë me qeverinë e Isa Mustafës, e filloi qeveria Haradinaj, e vazhdoi qeveria Hoti, por fatkeqësisht e ndërpreu qeveria Kurti, me arsyetime koti”, ka shkruar Haziri në profilin e tij në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

23-vjetori i kryengritjes së madhe për çlirim dhe liri të Kosovës – Beteja e Zhegocit

Në këtë ditë ranë për të mos vdekur kurrë Pajazit Ahmeti e Alban Ajeti, të cilët do t’i kujtojmë gjithmonë sepse ata janë dy shpirtra të bardhë që bëjnë dritë mbi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ky gjak i derdhur i tyre shënon kthesën e madhe të kryengritjes në Anamoravë. Ne e i kujtojmë këta dy dëshmorë dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët tjerë të Zonës së Karadakut, luftëtarët e UÇK-së, të gjallët, veteranët e luftës, invalidët e familjarët e tyre. Ata dhanë më të shtrenjtit, më të çmuarit e zemrës së tyre që Kosovës i dhanë dritë dhe liri.

Lavdi e përjetshme Pajës e Albanit, lavdi të gjithë dëshmorëve dhe një falënderim deri në gjunjëzim për të gjithë luftëtarët e lirisë që me kontribut dhe sakrificë luftuan për këtë ditë të bardhë të sotshme.

Në shenjë simbolike, katër vite më parë e pikërisht në vendin sinonim të kryengritjes – Malësinë e Zhegocit, kemi bërë hapjen zyrtare të punimeve të autostratës Prishtinë-Gjilan-Konçul, të cilën e projektuam bashkë me qeverinë e Isa Mustafës, e filloi qeveria Haradinaj, e vazhdoi qeveria Hoti, por fatkeqësisht e ndërpreu qeveria Kurti, me arsyetime koti.

Bllokimi i punimeve të kësaj autostrade është bllokim i mundësisë së zhvillimit ekonomik për një popullatë prej gjysmë milioni banorë të Anamoravës e Kosovës Lindore.

Mjaftë më me ankesa. I keni krejt mekanizmat në dorë, punoni. Zhbllokojeni këtë projekt jetik për Anamoravën. Qytetarët e kësaj pjesë janë të butë e lojalë ndaj shtetit, por mos harroni se nuk durojnë pafund!