Lutfi Haziri kishte alarmuar për shtrirjen e ndikimit të Rusisë në Kosovë, në vitin 2016

HomeLajme

Lutfi Haziri kishte alarmuar për shtrirjen e ndikimit të Rusisë në Kosovë, në vitin 2016

Pas fillimit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, janë rritur tendencat e destabilizimit në shumë shtete, përfshirë edhe Kosovën, shkruan Mediafokus.inf

Burri e gjen gruan pa shenja jete në shtëpinë e tyre në Gjilan
Rama e Kurti nënshkruajnë marrëveshjet mes dy qeverive
Arrestohet një femër në Gjilan për keqpërdorim të pozites zyrtare

Pas fillimit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, janë rritur tendencat e destabilizimit në shumë shtete, përfshirë edhe Kosovën, shkruan Mediafokus.info.

Së fundmi, edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është shprehur se Rusia po e përdor Serbinë si satelit për të destabilizuar edhe Kosovën.

“Rusia dhe Serbia janë duke u munduar të shkatërrojnë çdo vlerë të Perëndimit, të ndërtuara në këtë rajon me shumë investime, sakrifica dhe punë”, ka thënë Osmani më 12 shkurt, në një intervistë për radion britanike “Times Radio”.

Por, një politikan kosovar kishe alarmuar për shtrirjen e ndikimit të Rusisë në Kosovë, në vitin 2016.

Lutfi Haziri, sot nënkryetar i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte thënë se Rusia e ka të shtrirë agjendën e saj në vendet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Sipas tij, puçi i dështuar në Mal të Zi në ditën e zgjedhjeve është shembull konkret i shtrirjes ruse në rajon.

Haziri ka thënë se Rusia “është de facto dhe de jure e etablume” në Kosovë që nga viti 1999 ndërsa thotë se tashmë Rusia ka “prezencë të fuqishme diplomatike” në Kosovë.

“Penetrimi rus është duke vazhduar me strategji në Ballkan”, pati alarmuar HazirI, duke shtuar se në këtë kontekst as Kosova nuk mund të përjashtohet.

“Rusia në fund duhet me u pajtuar me politikën e Kosovës, por në kuadër të një marrëveshje që ka me u realizu mes nesh edhe tyre. Sepse ata definitivisht po e shohin që përmes Serbisë nuk mund të jenë prezent në Kosovë dhe nuk mund të kenë ndikimi këtu,” kishte thënë Haziri në emisionin Komiteti Qendror të Gazetës Express./mediafokus.info/