Lutfi Haziri kritikon qeverinë për mos ndarjen e buxhetit për Stadiumin: Kjo është goditje për Gjilanin, por ne nuk do ta lejojmë

HomeLajmePolitikë

Lutfi Haziri kritikon qeverinë për mos ndarjen e buxhetit për Stadiumin: Kjo është goditje për Gjilanin, por ne nuk do ta lejojmë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka reaguar qeverisë së Kosovës pasi kjo e fundit nuk ndau asnjë centë për vitin 2022 për rindërtimin e

Tragjedia në Gllogjan: Dyshohet për tre të vrarë, dy prej tyre nxënës që po udhëtonin në autobusin që u qëllua
BE: Moslejimi i zgjedhjeve serbe është në kundërshtim me angazhimet e Kosovës për të ardhmen Evropiane
Kërkohet shkarkimi i Lutfi Hazirit nga LDK: Përparim Rama të emërohet nënkryetar

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka reaguar qeverisë së Kosovës pasi kjo e fundit nuk ndau asnjë centë për vitin 2022 për rindërtimin e Stadiumit të qytetit. Haziri ka thënë se kjo është goditje e qeverisë për Gjilanin, por tha se nuk do ta lejojnë këtë.

Këto komente, kryetari i Gjilanit i bëri në një konferencë për media të së shtunës.

“Mos ndarja buxhetit nga ana e Qeverisë për Stadiumin, për vitin 2022, është goditje për Gjilanin, por që ne nuk do ta lejojmë këtë. Do të punojë me të gjitha grupet politike për ta përmirësuar këtë. Nuk është buxheti i një ministri apo një qeverie, buxheti është në duar të 120 deputetëve”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, Qeveria ka treguar mungesë vullneti për mos ndarje të buxhetit edhe për dy projekte të tjera kapitale.

“Nuk është mungesë vullneti vetëm për përfundimin e stadiumit, mungon buxheti edhe për Qarkoren, e cila e lidhë qytetin e Gjilanit me Autostradën. Mungon, po ashtu, mos planifikimi buxhetor për pjesën e Autostradës nga Gllama e Bresalcit në drejtim të Konçulit. Pra, mos përfshirja për vitin e ardhshëm edhe e këtij programi, nënkupton për ne anashkalim buxhetor dhe mos kujdes”, është shprehur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.